Rreth AlboHipHop.com

AlboHipHop.com është faqe e dedikuar hip-hopit Shqiptarë anë e mbanë botës.

Fillimisht jemi përqendru n’postimin e lajmeve, traqave (thashethemeve), albumeve, dhe evenimenteve t’ndryshme qe kan t’bojnë me hip-hop. Gradualisht e kemi zgjëru repertoarin me mbulu tema tjera që ndërlidhën me urbanizmin Shqiptarë.

AlboHipHop (ose AHH shkurt) u kon ide e parealizushme që ka flejt n’zemrën e të gjithë adhuruesve të repit Shqiptarë. Shkaku i mungesës së kohës, AHH nuk u realizu deri n’vitin 2008. Ideja në fillim ka qenë me kriju një portal t’repit e hip-hopit Shqiptarë ku dëgjusit munden mi përcjellë t’rejat e fundit rreth idollëve të tyre pa paragjykime nga stafi i AHH.

Deri tash nuk kemi pa asni vebsajt Shqiptar n’internet që ofron lajmet e fundit n’hip-hop prej ni kandi t’pa-anshëm. Për qata edhe e kemi kriju këtë faqe. Prej fillimit kemi qenë t’hapun për bashkpunime me faqet dhe komunitetet tjera Shqiptare qe kan t’bëjnë me hip-hop dhe mirëpresim qfardo bashkëpunimi në të ardhmën.

Jemi prezent edhe në MySpace dhe Facebook ku muni me kontaktu edhe me ndihmu me çfarëdo lajmi rreth hip-hopit Shqiptarë.

Përfundimisht, nëse keni ndonjë ide se qysh mundemi me përmirsu faqën, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni.

Ekskluzive

Intervista