Emisioni “Une Jom Urban” i dedikohet kulturës urbane, më saktësisht hip hop kulturës. (që është nën degë e kulturës urbane). Nëpërmes “Une Jom Urban” ju do të keni mundësinë të jeni në hap me hip hop kulturën si dhe kulturën urbane në përgjithësi.
Çdo të shtunë, ora 19:05 në TV Dukagjin, informohuni me lajmet më të reja, dhe ndiqni intervistat ekskluzive me repera shqipëtarë dhe amerikanë.
Realizator të këtij emisioni janë: Rajmond Berani (daEmond), BloodyChuck & Ilir (MusicOnPlay/Kosovised). Moderator: Besiana Kabashi & Genc Kurhasani. Kamera: Fatmir Osa.
Website zyrtar i emisionit “Une Jom Urban” — www.unejomurban.com
Deri tash janë realizu 4 emisione, musafir jon kon: Ep.1 – Ergen & Das, Ep.2 Singullar Kodoshi, Ep.3 Bim Bimma dhe Ep.4 Mc Kresha.

