• 2po2 then rekorde me albumin “Authentic”

    1 qershor 2011 - 5 komente

    Albumi i parĂ« i reperit Besnik a.k.a 2po2 pasi qĂ...

  • Qka PritĂ«t n’Shqip-Hop nĂ« Vitin e Ri 2011

    8 shkurt 2011 - 10 komente

    Si shumë vite që kaluan, edhe në vitin 2010 hip...

  • BloodyChuck sjell receptin e mixtape-ave n’Shqip Hop

    12 dhjetor 2010 - 1 koment

    Mixtape "Trefish" nga BloodyChuck...

Ritmi i Rruges ne 2009

Postuar më 7 janar 2009 nga Royal në Traqa

ritmi-i-rruges1Pas një pauze shumëvjeçare, më në fund rep-grupi kosovar “Ritmi i Rrugës” duket se do t’i rikthehet skenës muzikore. Këtë e ka premtuar njëri nga anëtarët e këtij grupit, Memli Krasniqi. Ai në një intervistë për edicionin festiv të emisionit “Express Live” ka bërë të ditur se grupi ka pasur në plan të rikthehet gjatë vitit 2008 me lansimin e albumit të ri. Por, për shkak të djegies së dy kompjuterëve ku janë incizuar këngët, albumi nuk ka mundur të hidhet në treg. Megjithëkëtë, Krasniqi, nuk ka saktësuar ndonjë periudhë kohore se kur do të mund të pritet albumi i grupit. “Ritmi i Rrugës” njihet për hite të këtilla, si: “Ushtari i Rrugës”, “Përjetësisht” dhe të tjera. Ky grup nuk është aktiv në skenën muzikore tash e disa vjet, për shkak të angazhimeve të anëtarëve të tij në fusha të tjera. Memli Krasniqi, i cili tashmë është Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, njëherësh edhe deputet i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, angazhimin e tij politik e ka quajtur “angazhim publik”, përmes së cilit tenton të kontribuojë për të mirën e përgjithshme. Për më tepër, ai thotë se përmes politikës po i konkretizon gjërat./KTV/

2 Responses to “Ritmi i Rruges ne 2009”

  1. keep it says:

    mire mire kta jon ata qe e kane bo repin e pare kualitativ me repin ma te fort ne kosove ne ate kohe keshtu qe veq vazhdoni ggrup i sukseshem jeni ritmi vazhdon

  2. gazmend says:

    Hej po ku jeni te part e Repit KOSOVAR hej jeni me te fort ne Kosov edhe pse keni pauzu per nje koh te gjat nuk keni dal ne sken shpresoj qe tash sa me shpejt te dilni dhe te boni bum siq e keni zakon ju hej jeni ma te mirt ne Kosov vetem per nji arsye ju dua shum se nuk kendoni keng te flliqta si te tjert ju dua shum shum Gazi Finland

Leave a Reply

Ekskluzive

Intervista

AlboHipHop në Facebook

AHH Forum


Fatal error: Call to undefined method WP_Error::get_item_quantity() in /home/albohh/public_html/wp-content/themes/ahh/sidebar-forum.php on line 7