Grupi Kaos, i cili ka kaluar kohën më të madhe të karierës së tyre në label-in Baba Records, tanimë janë larguar nga ky grup. Pa ditur më shumë informata nga ky largim i Kaos, ne ju japim këtë lajm nga një fan page në facebook me emrin BABA Records.
Largimi i tyre thuhet se është bërë me dije edhe nga anëtari i grupit Kaos, Vig Poppa. Arsyja e largimit të Kaos nga grupi Baba Records nuk dihet. A kanë dalur nga ky label për t’iu bashkangjitur ndonjë label-i tjetër apo ta vazhdojnë karierën e tyre pa mbështetjen e asnjë Label-i ende nuk dihet.
Por nuk dihet as mos po shkatrrohet ky grup (KAOS)???
