Pas një mungese 4 vjeçare në skenën e muzikës shqiptare, hip-hop grupi Da Ligs, i njohur për hit singëllin “ Kasetofoni jem”, është rikthyer me singëllin e ri “Çoj nalt”. Anëtarët e këtij grupi Thug-Pizzel dhe White O.G. kësaj radhe kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me R&B artistin Don Arbas. Muzika dhe teksti i këngës janë krijuar nga vet anëtarët e grupit dhe tashmë ka filluar edhe puna për vizuelizimin e kësaj kënge. Video-klipi do të realizohet nga një produksion vendor në regji të Atdhe Muriqit, anëtar i grupit. Për emisionin “Express Live” Da Ligs ka deklaruar se mungesa 4 vjeçare ka ardhur si rezultat i kërkimit të një singëlli të qëlluar i cili me t’u publikuar do të pëlqehet nga publiku. “Ishte e vështirë që pas një hiti si “Kasetofoni jem” të krijojmë diçka po aq të mirë për adhuruesit tonë” kanë përfunduar anëtarët e grupit./KTV/

jeni nishas
ishalla nuk bojn komercial po unnderground qysh kan ba albumet tjerat
Mat Fortit jeni, jon kthyy edhe fort bile, ska shum underground as ne amerik tash duhet em bo per Club ma shummm , DA LIGS NR.1