Genc Prelvukaj nga rep-grupi “Etno Engjujt” në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Kosovapress”, ka paralajmëruar se në fund të qershorit ose në fillim të korrikut të këtij viti do të dalë në shitje albumi më i ri i grupit, i gjashti më radhë. “Në fillim të qershorit, eventualisht në fillim të muajit korrik do të dalë albumi i jonë i gjashtë, i cili do të jetë më ndryshe dhe do të vjen me të rejat tona, ku zakonisht do të preken temat sociale”, ka thënë Genci në këtë intervistë. Ai ka bërë të ditur se 50 për qind të punës rreth këtij albumi ka përfunduar. Albumi më i ri i “Etno Engjujve” pritet të përmbajë 16 deri në 17 këngë. Prelvukaj, duke thënë se bashkëpunimet e mira kurrë nuk kanë numër dhe përfundim, por vetëm fillim. Ai ka shtuar se edhe në këtë album nuk do të mungojë një duet, por që ende nuk është përcaktuar se me kë do të bashkëpunojnë. Kujtojmë se videoprojekti i fundit i rep-grupit “Ento Engjujt” është “Le për mu mama”. Ky singëll është pjesë e albumit të pestë, i cili ishte publikuar në 10-vjetorin e krijimtarisë së grupit./KTV/

urime per albumin , te gjitha genget e mira jane . suksese