• 2po2 then rekorde me albumin “Authentic”

    1 qershor 2011 - 4 komente

    Albumi i parë i reperit Besnik a.k.a 2po2 pasi q...

  • Qka Pritët n’Shqip-Hop në Vitin e Ri 2011

    8 shkurt 2011 - 10 komente

    Si shumë vite që kaluan, edhe në vitin 2010 hip...

  • BloodyChuck sjell receptin e mixtape-ave n’Shqip Hop

    12 dhjetor 2010 - 1 koment

    Mixtape "Trefish" nga BloodyChuck...

Përfundon VFM ’10, Skillz me Spotin më të Mirë

Postuar më 2 qershor 2010 nga Royal në Lajme

Video Festi 2010 përfundon me një mbrëmje madhështore. Mbrëmja nisi duke parakaluar artistët dhe politikanët tanë shqiptarë nëpër qilimin e kuq, ku ishin mbledhur shumë njerëz për të përkrahur favoritin e tyre. Edhe pse ishin 16 kategori të ndryshme, çmime fituan edhe në 3 kategori tjera shtesë siç ishin Çmimi i Karierës, Çmimi i Organizatorit dhe Çmimi i Publikut.

Videospoti Më i Mirë i Zhanrit Rap/Hip-Hop, fitues u shpall kënga me titull “VIP” nga grupi Skillz duke lënë mbrapa Da Ghost me këngën “Majt Djatht”,  Da Ligs ft. Don Arbas me këngën “Çoj Nalt” dhe Dj Blunt ft Real 1 & Big-D me “Biznis”. Këta të fundit lëshuan sallën e Teatrit Kombëtarë të hidhëruar që nuk morrën çmimin në fjalë por në fund Çmimi i Organizatorit iu shkoj pikërisht Dj Blunt ft. Real 1 & Big-D me këngën “Biznis”.

Ndërsa këtë mbrëmje madhështore të realizuar nga Erolld Belegu në Teatrin Kombëtarë e përfundoj Çmimi “Best Of All” të cilin e fitoj Dafina Zeqiri me hitin e sajë “Amazing Girl”, këngë e cila ka fituar 4 çmime në këtë mbrëmje dhe e cila ishte më së shumti e nominuar, në 8 kategori.

Fituesit:

Video Spoti më i Mirë

Dafina Zeqiri – “Amazing Girl”

Video Spoti më i Mirë në Konkurencën e Meshkujve

Alban Skenderaj – “This Is Your Day”

Video Spoti më i Mirë në Konkurrencën e Femrave

Dafina Zeqiri – “Amazing Girl”

Video Spoti më i Mirë në Konkurrencën e Grupeve

Skillz – “VIP”

Video Spoti më i Mirë në Konkurrencën “Best New Artist”

Yllka Deliu – “Emër e Femër”

Video Spoti më i Mirë i Zhanrit i Pop Folk

Korab Jetishi – “Zemra Po Më Vdes”

Video Spoti më i Mirë i Zhanrit Pop

Bubulina Krasniqi – “Elementi i 5-të”

Video Spoti më i Mirë i Zhanrit Rap/Hip-Hop

Skillz – “VIP”

Video Spoti më i mirë i Zhanrit Rock

Kthjellu ft. Flori – “S’të Fal”

Video Spoti më i Mirë në Konkurencën R&B

Dafina Zeqiri – “Amazing Girl”

Video Spoti me Regjinë më të Mirë

Zig Zag Orkestra – “Jorgjica”

Video Spoti me Montazhin më të Mirë

Dafina Zeqiri – “Amazing Girl”

Video Spoti për Postproduksion dhe Efekte Speciale

Elvana Gjata – “Hi-Tech”

Video Spoti më Kamerën më të Mirë

Alban Skenderaj – “This Is Your Day”

Video Spoti me Styling më të Mirë

Leonora Jakupi – “Ky është Fundi”

Video Spoti me Performancën më të Mirë

Adelina Ismaili – “Tribalb”


Çmime të tjera:

  1. Çmimi i Karrierës - Minatori
  2. Çmimi i Organizatorit – Dj Blunt ft. Real 1 & Big-D – “Biznis”
  3. Çmimi i PublikutAlban Skenderaj ft. Miriam Cani – “Let Me Die With You”

Leave a Reply

Ekskluzive

Intervista

AlboHipHop në Facebook

AHH Forum


Fatal error: Call to undefined method WP_Error::get_item_quantity() in /home/albohh/public_html/wp-content/themes/ahh/sidebar-forum.php on line 7