• “Last City” i UFO Click

    2 shkurt 2010 - 13 komente

    UFO Click edhe niher n’vesh t’dëgjusv...

  • Qka Pritët n’Hip-Hop në Vitin e Ri 2010?

    26 janar 2010 - 11 komente

    Viti 2010 erdh, duke e lënë pas 2009 me një pun...

Albumet e Verës 2008

Postuar më 27 maj 2008 nga AHH Press në Lajme

Vera po afrohet edhe reperat Shqiptar jon tu i kry albumet e klipet edhe tu prite editimin e tyne. Sipas t’gjitha gjasave, kjo verë pritet me pasë shum albume e shum materiale edhe eksplodim t’zhanrit t’hip-hopit n’suaza t’papara deri tash. Albumet qe pritet me pru risi n’rep Shqiptar jon:

Infinit Records – “Infinit Lab (Vol. 2)”

Për Infinit Lab (Vol. 2) s’ka qka folet ma shum se e kemi publiku demo snippetin e albumit t’tyne n’kit faqe ma herët. Pas vëllimit t’1-rë “Infinit Lab (Vol. 1)”, Infinit kthehen me edicionin e 2-të që kallxon shum potencial për këtë verë.

Demo Snippet i albumit “Infinit Lab (Vol. 2)”

Audio clip: Adobe Flash Player (version 9 or above) is required to play this audio clip. Download the latest version here. You also need to have JavaScript enabled in your browser.

Download

Lyrical Son – “Recept”

Albumi qe osht n’krijim e sipër qe shum vite, “Recept” definitivisht osht diqka qe ka me kon “fresh” për hip-hopin Shqiptar. Pas llafeve me Lyrical Son, AHH vjen n’konkludim qe “Recept” osht i shkrum pikërisht me ndryshu formulën e repit komercial n’estradën Shqiptare.

Kanga “Mu Bo Estradë” prej albumit “Recept”

Audio clip: Adobe Flash Player (version 9 or above) is required to play this audio clip. Download the latest version here. You also need to have JavaScript enabled in your browser.

Download

DJ Blunt

Edhe DJ Blunt pritët me lshu albumin e 2-të përcjellës t’albumit t’1-rë “The Big Picture” t’lshum n’2006. Nuk ka shumë informata rreth ktij albumi por pritën me dal sene t’ngjajshme me albumin e 1-rë, n’kualitet t’nalt edhe origjinalitet t’bollshëm. Për ma shum info, vizito faqën e DJ Blunt n’MySpace.

K-OS – “Bardh e Zi”

Djelmoshat që ju kan kallxu femnave qe fraerat i kan “gay” kthehen kit verë me ni album që pritët me kriju t’njëjtin kaos si albumi i 1-rë. Po doket që kit herë po pretendojnë me kallxu pjekurinë e tyne pi herës t’fundit qe kemi ni prej tyne n’albumin e DJ Blunt.

“Mos Fol (feat. Nora Istrefi)” prej albumit “Bardh e Zi”

Audio clip: Adobe Flash Player (version 9 or above) is required to play this audio clip. Download the latest version here. You also need to have JavaScript enabled in your browser.

Download

Infusa Music – “Shqip-Hop”

Label motër e “Infinit Records” prej Amerikës kan lajmru editimin e albumit kit verë. Kjo duhet me kon përmbledhja e 1-rë e kangve t’reperave n’Infusa, shumica e t’cilve jon antarë n’Infinit Records. Albumi përmban kong prej Ekrem Gj., A-Link, D.A.C., K.O., Fattos Locos, si dhe mysafir si Da Ghost, Big Bossidy, TDS, etj. Momentalisht nuk ka demo snippet ky album por pritët së shpejti. Edit: Demo-ja e albumit “Shqip-Hop” u publiku dhe munet mu dëgju këtu.

Tingulli 3nt

Edhe Tingulli 3nt jon’ tu punu n’albumin e tyne t’ri. N’fakt, punën jon tu e kry se kan punu deri tash ama s’jon qelë shum me njerz jasht rrethit. Sidoqoft, pritet komercializëm i kristalt prej Tingullit 3nt.

Viagra – “HistOriku”

Reperi i ri prej “Baba Records” e ka gati albumin për kit verë. Pi punimeve t’tij t’mëparshme, ky reper ka potencial por nuk u zhvillu komercialisht aq sa duhet edhepse Ghetto Gold (T3nt) e shtyn muzikalisht. Sikurse albumi i Tingulli 3nt (ma nalt) as ky album nuk ka asni informat t’lshume kshtuqe pritët me pa qka po del.

Kallxoni posht n’komente se qka menoni per kta albume edhe sa kan me pas sukses! Si gjith, nuk ka shanc pa na u përvjedh naj album i ksaj vere. Nëse nuk e shihni naj album n’kit list, ju lutemi na kontaktoni dhe do ta postojmë n’këtë lajm.

This website uses IntenseDebate comments, but they are not currently loaded because either your browser doesn't support JavaScript, or they didn't load fast enough.

10 Responses to “Albumet e Verës 2008”

  1. Zjarri says:

    Albumi i Lyrical Son ka mu ngu shume dihet, edhe i Kaos, edhe i Infusa kogja po masi Eki so fort komerc ma pak nashta ngohet po kjo nuk dmth qe so ma i fort se ata.

  2. K O says:

    albumi Shqip-Hop komu kan komercial me ni stil te veqant dmth. ni stil i ri te komercializimit qe hala su ba n’Kosov.

  3. Zjarri says:

    Mezi po pres me ni bro (:

  4. BloodyChuck says:

    Shumica e ktynve albumave kan mu kon kopje e rap-it amerikan… se veq po vrehen spotat qi po dalin n’koh t’fundit 100% t’kopjum.. veq qi si kan pas pajisjet/kushtet mi bo ma mir e spo dallohen fort! 90% t’qetynve albumave kan mu kon “garbage” normal… prej TBA ska korgjo t’re ket verë a?!

  5. Zjarri says:

    Sa per spota po i bojn edhe gjermant si usa e le mo na s’ka lidhje qfar spoti, me rensi me pru tight shit e di qe ne ks hala s’jon bash n’nivel, amo bile party music din me bo deri dikun.

  6. InFiNiT8BuRiM says:

    Heyy Njerz Kadal Kadal

    SE EDHE GRUPI ECLIPSE
    Ka me qit alBOOM – INFUZION
    PIMP ME G FIGHTERIN N KRYE
    Yeahhhhh ka me kon BOOOM :D
    Hijaaaa DIhet 8-shja :D

    G FIGHTAaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    :D

  7. Zjarri says:

    ktu o veni per ata qe kan emen te madh jo per ata qe i njeh pakica njeri

  8. alBOOOOOOOOOm nga Prince Double H (Hyseni) ka mu kan ma i forti se ka mu kan krejt diqka veqant, e krejt me goj hapen keni me mbet ;) respekt edhe per tjeter ama per hysin ma shume ;)

  9. agallari says:

    kadal kadal se AGA RECORDS ket vere do ti qet 5 albume nga antart e tyre

  10. AHH Press says:

    Komentimi n’kit postim u mbyllë. Ju lutemi vizitoni forumin për diskutime t’matutjeshme:

    http://albohiphop.com/forum/showthread.php?t=71

    Faleminderit.

Ekskluzive

Intervista