Përderisa shumë këngëtarë e kanë bërë trend që të lansojnë një këngë bashkë me videoklip, disa të tjerë që këtë vit duken se janë të shumtë i janë kthyer kohës së më hershme duke edituar komplet albume. Pjesë e këtyre të fundit janë edhe grupi “NewPorn”. Në mesin e shumë miqve dhe kolegëve të tyre, mbrëmë në lokacionet e “Fullhouse”, anëtarët e grupit Viagra (Orik Drançoli) dhe Singular (Agon Anadolli) përuruan albumin me po të njëjtin emër “NewPorn”, ndërsa këngës “Shihemi prapë” që është në bashkëpunim me Lyrical Son i është realizuar videoklipi.
“Pas dy këngëve të suksesshme që janë publikuar më herët si ‘Merlin Porno’ dhe kënga në bashkëpunim me Rezarta Shkurten ‘Club mix’, menduam që të editojmë një album që është i pari i joni si grup. Në këtë album do të janë 13 këngë duke përfshirë edhe dy këngët e dëgjuara me herët”, thotë për “Zërin”, anëtari i grupit “Viagra”.
Arsyetimet e estradës se nuk realizojnë albume për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe mos-shitjes së tyre ngase piratëria është duke i dëmtuar, për grupin “NewPorn” kjo nuk ka rëndësi të madhe. “Ne muzikën e bëjmë për qejf. Edhe albumin e kemi bërë për qejf dhe nuk e kemi atë merak që a shitet apo jo albumi,” pohoi Oriku duke thënë se ai vet është student, ndërsa Agoni menaxhon një lokal të tij në Pejë.
Bashkëpunime edhe me Këngëtarë të Tjerë
Në albumin “NewPorn” përpos këngës me Rrezartën dhe këngës me videoklip “Shihemi Prapë” me Lyrical Son, gjenden edhe dy bashkëpunime të tjera me Vig Poppa (Kaos) dhe Ledri Vula (Skillz).
“Jemi munduar që të bëjmë bashkëpunime të ndryshme për të sjellë një album që do t’i plotëson të gjitha kërkesat e simpatizuesve tanë,” theksoi Oriku.
Këngët e albumit janë të punuara pothuajse të gjitha nga Arbër Gjikolli “Big Bang” kurse tekstet janë shkruar nga vet anëtaret e grupit.
“Tekstet e albumit kanë përmbajtje krejt si titulli albumit, krejt janë new porn,” thotë ai i cili nuk sqaroi me tepër duke ua lënë që vet dëgjuesit t’i kuptojnë mesazhet e teksteve.
Qëllimi i realizimit të albumit sipas Orikut është që të njihen dhe pëlqehen më shumë nga publiku dhe të kanë suksese edhe më këngë të tjera në të ardhmen. Grupi “NewPorn” nuk e kanë ndërmend që të marrin pjesë në ndonjë festival muzikorë.
“Unë personalisht i kam dy çmime të fituara në festivalin ‘Top Fest’ dhe nuk e shoh të udhës që të marr pjesë edhe për një kohë,” shprehet Orik Drançoli i njohur si “Viagra”, dikur protezhe e Ghetto Gold (Tingulli 3nt).
Kjo intervistë është marrë nga Gazeta “Zëri”. Fillimisht publikuar në AHH Forum nga antari “tingulli”.

Newww Pornn
Jeni shum t'mirr