• “Last City” i UFO Click

    2 shkurt 2010 - 13 komente

    UFO Click edhe niher n’vesh t’dëgjusv...

  • Qka Pritët n’Hip-Hop në Vitin e Ri 2010?

    26 janar 2010 - 11 komente

    Viti 2010 erdh, duke e lënë pas 2009 me një pun...

Dai Planet e 2009

Postuar më 5 qershor 2009 nga Royal në Intervista

AHH : Pse DAI?
Daï : thjesht shokt m’thrrasin Daï

AHH : Qe sa kohë mirrni me rap ? (kur u kon konga e par që e ki inqizu)
Daï : me rap 1994 , 1996 konga e parë n’zvicer

AHH : A mund t’na tregoni diqka për bashkpunimet tuaja, dhe cilat jon ma t’rëndësishmet për juve ?
Daï : kom shum bashkpunime edhe e boj me gjithqef qoft MC me emen apo talent i ri thjesht nese m’pelqen e m’pershtatet instrumentali edhe flow’i e boj… e kisha permend me Poing Final ft. Buddah Monk (Wu-Tang Clan)

AHH : A mund t’na tregoni diqka për 039 edhe si e shpjegoni mungesën tuaj në Unë Jom Hip Hop vol.1: Peja edition?
Daï : 039 qka me fol ma shum se qka dihet hehe … e sa per UNE JOM HIP-HOP thjesht mos prezenca jeme n’kosovë kurgjo ma shum… kom lidhje shum t’mira me Ilirin jemi mundu me ja gjet zgjedhjen amo se kapke qysh kishim qef.. ashtu kshtu ka pas kush me fol aty s’dyshoj

AHH : Sa e ndigon repin shqiptar edhe kush jon reperat ma t’mir shqiptar ?
Daï : e percilli edhe pse jom … larg ka shum potencial po ka edhe shum borllog … e fatkeqsisht ata qe kan shum potencial nuk e koncentrojn ku duhet e qysh duhet shumcen e rasteve mesazh nuk ka e megallomani teprume ka, rap’i osht denoncim i problemeve n’pergjithsi, angazhim ndaj diqkafit drejt permisimit te na veq kqyrin me shkru flliqt me sha me bo spote me femna cullak etj … po nuk shajn aty ku duhet e kon duhet kur e dim qi n’shoqrin n’kosovare ki ku me sha se gjdo send osht defekt.

AHH : A mund të na folni diqka për poing final?
Daï : Poing Final osht grup me 5 antarë, 4 MC & 1 DJ (2 pi tyne jon edhe beatmaker’a) discografi: 2 albume “PREMIER EPISODE” & “STREET COLLECT’OR” per ma shum : www.poingfinal.com & www.myspace.com/poingfinalofficiel

AHH : Qfar ndikimi ka interneti në karierën tuaj dhe cilat jan forumet/bloget e tuaja të preferuar?
Daï : osht diqka teper e rondsishme qi me shkep krijimtarin, mendimin ose bindjen tua pa ti shkel kerkush edhe mundesh me prek secilin qi ka kyqje n’to, shum amo per marketing facebook, mayspace booska-p etj … www.myspace.com/daidaidajak & http://www.facebook.com/home.php?#/p…ai/63307780147

AHH : Qka mundim me prit prej DAI-t në këtë vit, spot/album ??
Daï : Album ishalla amo kohë spo kam mo si perpara qata edhe pe zhagiti… n’ket verë kom mi publiku 2 kong s’paku njona thirret A DON LOVE? tjetra KRIMINEL I PAFAJSHEM e sa per spot se di e kom prioritet nese e lyp koha e boj amo niher jo … amo t’reja ka me pas mos kini dert

AHH : Sa i përkrahni talentat e ri ?
Daï : me gjith qef e qaq sa kom mundsi jom larg ks qata edhe osht pak ma fshtir

AHH : Ni mesazh për krejt fansat e tu, edhe për antart e AHH.
Daï : tana t’mirat e pun t’mbar … Big Up

This website uses IntenseDebate comments, but they are not currently loaded because either your browser doesn't support JavaScript, or they didn't load fast enough.

Leave a Reply

Ekskluzive

Intervista