
AlboHipHop është faqe e cila ju mundëson më të rejat e shqip-hopit. Kësaj rradhe Gjiganti i Kosovës, Ambasadori i repit shqiptarë – BloodyChuck na tregon për vlerat, dhe çdo gjë që përmban mixtape e tijë 3Fish, të cilën do ta lansoj në minutat e fundit të këtij viti (2010).
AHH: Trefish do të del në fund të këtij viti. Sa prisni prej kësaj mixtape?
BloodyChuck: Shpresoj shume po s’pres kurgjo. Ish duft me ndru diqka, ta kqyrim qka po bohet.
AHH: Sa ka qenë i vështirë krejt realizimi i kësaj mixtape ?
BloodyChuck: Kogja fshtir e kom pas, se jom duft mi lon anash shum projekte n’hip hop amerikan per mu koncentru kton… jom lodh boll.
AHH: A ja ka vlejt me realizu këtë projekt ?
BloodyChuck: Une mendoj qe po, veq menxi po pres me mar vesh qka mendojn ndegjust e hip hop-it shqip.
AHH: Ndryshe njihesh edhe si Zemer Luani, kjo mixtape a përmban zemer luani në vete?
BloodyChuck: Mbasi qe ka shpirt temin n’to, i rritet zemra i bohet sa e luanit hahahahaha.
AHH: Kemi ndëgju që ni kang e mban titullin 3fish, sikurse edhe vet mixtape… Kush e ka pas at nder me bo kit kang?
BloodyChuck: Nderin e ka Ekrem Gj., bisha lirikale ne gurbet [what up OG]. Ekremi osht njo prej reperave ma t’nenvlersum n’glob. Ekrem Gj. para disa mujve e ka pas “Hip Hop n’Gjuma”, ka qit kong qdo fundjave… edhe secilen e ka vra, se ka meritu kurkush ma shum se ai ket nder, ket vit.Edhe plus javen 24 e ka titullu “Dyfish”, o lidh si n’filma.
AHH: Shpresojmë që kjo sdo të jetë e fundit, cili do të jetë projekti i ardhshëm?
BloodyChuck: Projekti i ardhshem n’shqip hop osht mixtape “Ardhja e Dytë”, albumi “1989: The Lionheart”, DVD-ja e re “Une Jom Hip Hop DVD Vol.2″, edhe mixtape “ASDREN” me Gjikon (039 Music Group).
AHH: Edhe sa punë ju ka met deri në finalizimin e sajë ?
BloodyChuck: Edhe 2 kong kom mi kry edhe “Trefish” osht gati.
AHH: A pretendoni me kit mixtape të ngritni lart vlerat e shqip hopit?
BloodyChuck: Gjithqysh. Po ma s’pari duhet edhe mi eduku ndegjust me hip hop t’mir, se per momentin hip hop-i shqip o n’gjendje shum t’keqe, qaq sa reperave t’vertet ju vjen mbare me thon qe jon repera… se i krahasojn me qeta ‘kishe-repera’ qe po jon aktual n’shoqni.
AHH: A do ta promovoni kët mixtape ?
BloodyChuck: Po kom me promovu n’disa qytete gjat mujit Janar.

AHH: N’mixtape do të jetë edhe një këngë me 12 mc të ri. A është primare për ju të ndihmoni këta të ri apo të rifreskoni hip hop skenen?
BloodyChuck: Dyjat. Po sidomos me ju ndihmu, me thy dyr per ta ma let e kom une. Nese veq gjysa e ktynve 12ve mbas 2 vjetve arrijn mu bo repera t’mdhaj, une ket kong kom me konsideru SUKSES t’madh. Po sidoqoft, osht mir qe kom mujt mi bashku reperat e ri t’disa qyteteve per 1 kong — send qe ndodh rrall n’Kosove. Po jau permendi edhe emnat me 1 rrug ktynve 12ve: Gjiko (Peje), Carbon (Prishtine), Lav’da (Mitrovice), Ke$h (Peje), G-Fatal (Prishtine), Killa Matrix (Peje), NEC (Gjilan), Refresh Bajat (Peje), Elinel (Prishtine), Felony (Peje), Mengja (Prishtine) edhe Duja (Prishtine). Instrumentalin per ket kong e ka punu Strike Beatz.
AHH: A ju ka ndihmu dikush nkit projekt apo vetë me forcen tënde ke arrit me përfundu ?
BloodyChuck: Pjesen ma t’madhe t’punes e kom bo vet, po i falenderoj ton qe kan ndihmu mu realizu “Trefish”, sidomos grupin tem [039 Music Group], DJ November, Ilirin, edhe normal daEmond qe i ka mix and master shumicen e kongve.
AHH: Detajizoni qellimin e realizimit të kësaj mixtape ?
BloodyChuck: Kjo muzik [hip hop] o nis per qellime tjera, n’dit t’sotit i ka hup kuptimi sidomos n’Kosove ku ashtu kshtu ska mbri qysh duhet edhe me vakt. Jom mundu sa do pak me ja kthy kuptimin me ket mixtape. Edhe pse nuk osht as 30% e qka ish duft mu kon. Po me kohe rritet %-ja ma mer mendja. 1 dit…
AHH: Për fund ni mesazh prej teje për vizitort e AlboHipHop
BloodyChuck: Faleminderit qe gjetet kohen me lexu ket intervist, gjithashtu faleminderit per mbeshtetjen e vazhdushme. Edhe mos harroni me vizitu AlboHipHop opet per krejt t’rejat n’lidhje me mu, edhe projektet e mia. 2gishta
Intervistuar nga : Royal [Albion.Xh]

nice