AHH: Të gjithë i dijmë arritjet e tua, por tregona gjith rrugen se si ki arrit deri këtu ?
BloodyChuck: Aah… me 16 vjet ja kom nis me studiu hip hop kulturen, domethon dika ne vitin 2006. Prej vitit 2007 ja kom nis me bo shume lidhje me repera, menagjera te reperave, record labels, etj. Edhe prej athershit kom lidhje te mira me ton. Une sot jom CEO i MusicOnPlay, Kosovised, edhe e udhheqi music grupin 039 ne Pejë s’bashku me daEmond edhe Ilirin. Poashtu jom edhe mixtape DJ, si mixtape DJ me ka ra me punu me Chamillionaire, Ca$his (Shady Records), Triple C’s, Nu Jerzey Devil, Dipset, D-Dot, Nipsey Hu$$le, DJ Smallz, e shumë tjer. Tash populli jem, po edhe amerikant me thirrin Ambasadori Kosoves per Hip Hop.
AHH: Tregona për webfaqen tuaj, musiconplay.net
BloodyChuck: MusicOnPlay e kom qel ne vitin 2007 me 1 shok te Holandes (Holandez). Une merna me artista, menagjera, publicista, record labels, intervista… ai veq meret me postime edhe aty ktu far intervista.
N’vitin 2008 ne MusicOnPlay e kem marr Ilirin (Pejë), Chrisin (Virgina). MusicOnPlay n’vitin 2008 o kon e nominume ne dy kategori ne The Online Hip-Hop Awards qe jon shfaq n’MTV. Kem relacione te mira me krejt reperat, record labels (Def Jam, Universal, Atlantic, Interscope etj). MusicOnPlay shumicen e vizitorve i ka prej Amerikes, shpresoj qe 1 dit me pas ma shume vizitor edhe prej Kosoves.
AHH: Së fundi ju keni marr inciativen për me pru Chamillionaire në Kosovë, tregona më shumë…
BloodyChuck: Ne edicionin e dyte te Freedom Festival Kosova une kom pas qef me ndihmu me pru 1 reper prej Amerikes, edhe kom ra ne kontakt me Leartin (Sport Billy) qe osht organizatori… edhe ati i ka pelqy ideja me pru Chamillionaire. Qat dit qe kom fol me Leartin e kom thirr Chamillionaire edhe mbas 1 bisede te gjaaate ka pranu me ardh edhe kem bo histori! Video te performances mundeni me gjet ne www.bloodychuck.com edhe www.musiconplay.net                                                                                                                               Â
AHH: A do të vazhdosh me ksi projekte të ngjashme në të ardhmen ?
BloodyChuck: Une jetoj hip hop pra qefi jem osht mu mar me ksi projekte. Hala se di sakt po me doket qe qet vere ka me pas edhe diqka… e qka smuj me tregu niher per niher, derisa te sigurohna qe po bohet.
AHH: Je duke realizuar një album të titulluar ’3Fish’. Na trego më shumë info rreth këtij albumi.
BloodyChuck: Albumin e kom shty per ne fund te vitit. Tash jom tu punu n’mixtape-in “Trefish” me krejt reperat ma te mire shqiptare. Njo 7 kong jon gati, edhe njo 8 duhet mi bo edhe me publiku mixtape-in. Kom pas ne plan me qit ne Qershor po dul qeky Festival edhe u dufta me shty deri ne Korrik tash. Musafirt deri qetash jon: 039 Music Group (komplet), Da L.I.G.S., Orginallat, Ekrem Gj., Bim Bimma, Ergen & Das, Singullar, Kaos, Big Basta, Eleminimi, Stresi, G-Fighter, NEC, etj.
AHH: A mendon se ka talenta në Kosovë, dhe a perkrahen ata ne vendin tonë ?
BloodyChuck: Paj talenta ka gjithka, po ktu nuk perkrahen. Edhe e kom vrejt qe edhe qata talenta qe i kem po bin ne dore te njerzve qe skan lidhje me art edhe po jau shtramojn at talent ktyve t’rive tan. Qata jom tu punu ne Music Grupin e ri temin “3fish”, du me mbaru artista te hajrit.
httpv://www.youtube.com/watch?v=2cIPmVzz_Nc
AHH: Cilat janë projektet e tua që je duke i realizuar, dhe projektet në të ardhmen ?
BloodyChuck: Qetash jom tu punu n’mixtape-in “Trefish”, Une Jom Hip Hop DVD 2, edhe emisionin Une Jom Urban ne TV Dukagjini. E ne industrin amerikane jom tu punu ne kogja do… kush osht i interesum me dit mundet me shku ne www.bloodychuck.com ose www.myspace.com/mopboss, www.facebook.com/bloodychuckmop, www.twitter.com/bloodychuck.
httpv://www.youtube.com/watch?v=Um3pyaDhReY
AHH: Diçka në fund për AHH
BloodyChuck: Mos e ndalni punen kurr. E ndihem se shpejti opet. 2 gishta.
www.BloodyChuck.com
Intervistuar nga : Royal [A.Xh]
httpv://www.youtube.com/watch?v=fe1kwtQBb00
httpv://www.youtube.com/watch?v=M-oR2jBxSyM
Për me e i pa videot e tjera të përformancës së Chamillionaire në Freedom Fest, hini këtu : http://youtube.com/musiconplaytv




unikkatiiiiiii;l eshte mbret hiqnji kto magjupa te rakit
ish kan mir me qit ne shitje ne CD shop edhe me kon krejt mixtapi qe me mujt mu ndegju krejt se ne net nuk pi ngojn krejt edhe mi lon nje dat krejt kur te lansoni……….