Zeri i Amerikės
01-02-2010


Kėngėtarja Beyonce shėnoi mbrėmė dje njė rekord tė ri nė edicionin e 52-tė Ēmimeve Grammy nė Los Angeles, duke u bėrė artistja e parė qė fiton 6 ēmime nė njė natė tė vetme. Kėngėtarja e muzikės R&B fitoi ēmime pėr kėngėn e vitit, pėr vokalisten mė tė mirė femėr dhe pėr kėngėn mė tė mirė tė kėtij zhanri "Single Ladies Put a Ring on It."

Ajo fitoi ēmim edhe pėr albumin mė tė mirė tė R&B moderne si dhe pėr ekzekutimin mė tė mirė tė R&B tradicionale me kėngėn "At Last." Iu dha gjithashtu ēmimi pėr vokalisten mė tė mirė pop pėr baladėn "Halo."

Ylli i muzikės Country Taylor Swift mori 4 ēmime Grammy, pėrfshirė albumin e vitit pėr diskun e saj me titull "Fearless”. Ajo mori edhe ēmimin si vokalistja mė e mirė e muzikės country, pėr kėngėn mė tė mirė country dhe pėr albumin mė tė mirė nė kėtė zhanėr.

Grupi i rokut, Kings of Leon mori ēmimin Gramy pėr regjistrimin mė tė mirė tė vitit me titull "Use Somebody."

Lady Gaga, fenomeni i muzikės sė kėrcimit, mori dy Grammy, njėra nė kategorinė e regjistrimit tė kėrcimit pėr kėngėn "Poker Face," si dhe pėr albumin mė tė mirė tė kėrcimit me produksionin "The Fame."

Country combo - Zac Brown Band mori ēmim pėr artistin mė tė mirė. Stephen Colbert u nderua pėr albumin mė tė mirė tė komedisė.

Shfaqja e djeshme pėrfshinte edhe njė homazh nė format tridimensional pėr Majkėll Xheksonin me njė video klip tė realizuar prej tij nga "Earth Song" ndėrkohė qė Usher, Carrie Underwood, Celine Dion, Jennifer Hudson dhe Smokey Robinson e shoqėronin me kėngė. Fėmijėt e Xheksonit, Prince dhe Paris, pranuan ēmimin pėr arritjet e njė jete dhėnė babait tė tyre...