• Koncerti i Snoop Dogg, Sukses

    11 korrik 2010 - 3 komente

    Mbrëmë ishte koncerti i Snoop Dogg në Prishtina...

  • AHH Mixtape (Vol. 2) – Qyteti Osht i Jemi

    6 qershor 2010 - 24 komente

    Reperat më të mirë nga nëntoka në përmbledhj...

  • Përfundon VFM ’10, Skillz me Spotin më të Mirë

    2 qershor 2010 - asnjë

    Videospoti më i mirë i Zhanrit Rap/Hip-Hop e fit...

  • “Last City” i UFO Click

    2 shkurt 2010 - 21 komente

    UFO Click edhe niher n’vesh t’dëgjusv...

MiKo Studio Mobile për Producenta

Postuar më 30 qershor 2008 nga AHH Press në Teknologji

MiKo Studio

Është fakt që kompjuterët udhëheqin rrugën e prodhimit të muzikës moderne. Gati çdo instrument apo pajisje muzikore është riprodhuar si program kompjuterik apo instrument virtual, duke mos ndryshuar asgjë me preferencat e instrumenteve origjinale.

MiKo është risia e fundit e irmës Open Lab nga linja e prodhimit. Punon me arkitekturë kompjuterike me një monitor 15 inça (touch-screen)  në  sistemin  operativ Windows dhe është një ndër produktet më të reja të instrumenteve muzikore mobile.

Ky  instrument  (workstation)  është dizajnuar kryesisht për muzicientët që përdorin pajisjet elektronike për  komponimet dhe incizimin e këngëve. Në MiKo mund të përdorni instrumente të ndryshme virtuale si ato të Native Instruments e deri te Spectrasonics, duke përdorur programin Steinberg Cubase LE. Në të mund të  inçizoni edhe vokalet tuaja në kanale të shumta. Ka të integruar tastierën e shkrimit dhe tastierën e pianos.

Punon me procesor Core 2 Duo, taste të ndryshme për kontrollimin e programeve që  janë të integruar në MiKo dhe një kanal hyrës me fuqi Phantom 48V që i nevojitet mikrofonit të llojit kondenzator. Poashtu ka edhe DVD dual-layer burner, për të djegur këngët tuaja në CD apo DVD. Posedon 60 instrumente botërore virtuale, mbi 1,000 efekte të ndryshme dhe mundësi për t‘i rregulluar sipas dëshirës tuaj.

MiKo është shumë i përshtatshëm për muzicientët që janë gjithnjë në rrugëtim dhe dëshirojnë të jenë kreativë në punimet e tyre.

Ky artikull është publikuar në Revistën “Nata” dhe është i shkruar nga Kushtrim Berisha.

11 Responses to “MiKo Studio Mobile për Producenta”

  1. Albo says:

    hey a e di more dikush qysh perdorej edhe sa mundet me kushtu

  2. ROnii says:

    hey Sa o qeky sen breee

  3. shylebyli says:

    Ne Zvicerr kushton ky send diku 5000 sFr. i bje diku ka 3000 evra..

  4. Pleo says:

    Woooow si studio te koka kjo nejse mini studio :P amo shum e qart sa kushtoj kjo edhe a o dal hala n naj websajd nshitje ???

  5. BIG L a.K.a Tropoja KId says:

    e a di gjo njeri nje cmim te sakte te ksaj e ku mund te gjej nje te tille ne shqipni ose ne kosove

  6. Beni-xhemas says:

    ku muj ket sen me ble .. a mu kontaktu — me ba najsen .. me ba besed .. a najsen

  7. TauLanT says:

    shum osht seni i qart , amo osht shtrejt shum

    http://www.audiomidi.com/Miko-LX—37-key-/-21GHz-Core2Duo-System-P8923.aspx#

    qe qetu e keni edhe cmimin edhe t’kallxon cfar senesh i ka ky

  8. Da Albbosz says:

    albbosz records ne lausanne posedon nje instrument te till eshte shum i mir dhe i posedon te gjitha ne nje ved…rec…beats…musicnivel

  9. ANI says:

    PO PROGRAM PER KOMPJUTER SI ME GJET?
    NANJI TE THJESHT

  10. Fattos-Locos says:

    A ka munsi me instalu n’to VSTi???

    Se 60 instrumente sjon shumë…sa GO i ka HD-ja?

    Qeto sene jon me ronsi, se nese nuk munesh me instalu VST apo VSTi plus n’to, dmth kurgjo hiç puna tij!!!

    Veç me sa po shihët koka sen i qart!!!

Leave a Reply

Ekskluzive

Intervista

AlboHipHop në Facebook