• “Last City” i UFO Click

    2 shkurt 2010 - 13 komente

    UFO Click edhe niher n’vesh t’dëgjusv...

  • Qka Pritët n’Hip-Hop në Vitin e Ri 2010?

    26 janar 2010 - 11 komente

    Viti 2010 erdh, duke e lënë pas 2009 me një pun...

Ekrem Gj. Lajmrohet Kur “Prishtina Thërret”

Postuar më 17 nëntor 2008 nga AHH Press në Analiza

Më në fund publikohet albumi (mixtape) famëmadh “Prishtina Thërret“, me 19 kong, 2 prej t’cilave janë intro dhe outro. Publikimi u bo n’internet dhe mund të downloadohet prej gjithkuj që ka çasje n’internet. Ekrem Gj. ka dëshmu edhe njëher që osht i gjithanshëm n’tematikë, stil, edhe lirikë. Për ju që nuk e dini, Ekremi njihet njo ndër liricistat ma t’fort Shqiptarë. Bashkpunime n’album jan me Driton Ajetin, K-Master, DAC, Mc Mix, Dr. Mic, edhe reperkën femën BadBuqe. Instrumentallat shumica jon t’marrne prej internetit por ka kang me instrumentalla origjinale, t’cilat jan punu prej K-Master, Ekrem Gj., Mc Mix, edhe Ylli Nikci.

Media

Prishtina Thërret (feat. DAC)Download

Audio clip: Adobe Flash Player (version 9 or above) is required to play this audio clip. Download the latest version here. You also need to have JavaScript enabled in your browser.

Kang me titull t’albumit, kjo kang i dedikohet qytetit t’Prishtinës edhe qysh osht me jetu e mu rritë n’kit qytet. Shumë Prishtinali mujn mu identifiku me kit kang e tjertë mujn me pa qysh osht mu rrit n’Prishtinë.

A Po Ma Jep Download

Audio clip: Adobe Flash Player (version 9 or above) is required to play this audio clip. Download the latest version here. You also need to have JavaScript enabled in your browser.

Kur knon Ekremi për femna, kurr nuk knon pastër (e ka qat dobsi, apo noshta tipar unik?). Edhe ni kong qe trajton temë t’dashnisë n’mnyrën e Ekit.

Një Ditë Dielli (feat. Driton Ajeti)Download

Audio clip: Adobe Flash Player (version 9 or above) is required to play this audio clip. Download the latest version here. You also need to have JavaScript enabled in your browser.

Kur e kemi ni kit kang jemi qudit shumë qysh Ekremi mu marr me tallava po prapseprap nuk mundet mu mohu fakti qe kanga ka dal shumë fort. Qishtu osht kur bohën bashk Ekremi, K-Master, edhe Dritoni.

Perëndimi Download

Audio clip: Adobe Flash Player (version 9 or above) is required to play this audio clip. Download the latest version here. You also need to have JavaScript enabled in your browser.

Kjo kang osht shumë e fellë n’koncept se flitet për ni mangup qe kthehet pi perëndimit edhe hin n’fërrk me mangupat lokal pa dashje. Shum lirikë e fuqishme n’kit kang. Veq edhe 1 demonstrim qe Ekremi osht i gjithanshëm n’muzikë.

Tracklist

  1. My City (Intro)
    Muzika: “Put On” – Young Jeezy
  2. 8-she për Qdo Dit
    Muzika: Anno Domini – Teksti: Ekrem Gj.
  3. Prishtina Thërret (feat. DAC)
    Muzika: Hi-Fly – Teksti: Ekrem Gj.
  4. A Po Ma Jep
    Muzika: Ylli Nikçi, Ekrem Gj. – Teksti: Ekrem Gj.
  5. Po Du (feat. DAC, Mc Mix [TDS])
    Muzika: ANSANE – Teksti: Ekrem Gj., DAC
  6. Po Nihna Keq
    Muzika: Anno Domini – Teksti: Ekrem Gj.
  7. Sikur Ti (Pt. 2) (feat. DAC, BadBuqe)
    Muzika: Mc Mix – Teksti: Ekrem Gj., BadBuqe
  8. Un e Ti
    Muzika: Hi-Fly – Teksti: Ekrem Gj.
  9. Rrugës Shkon
    Muzika: Anno Domini – Teksti: Ekrem Gj.
  10. Perëndimi
    Muzika: Anno Domini – Teksti: Ekrem Gj.
  11. Thjesht
    Muzika: Hi-Fly – Teksti: Ekrem Gj.
  12. Përkthys t’Dashtun
    Muzika: Hi-Fly – Teksti: Ekrem Gj.
  13. Tjert Folin (feat. Mc Mix, Dr. Mic [TDS])
    Muzika: Ekrem Gj. – Teksti: Mc Mix, Dr. Mic, Ekrem Gj.
  14. Underground King
    Muzika: Ekrem Gj. – Teksti: Ekrem Gj.
  15. Money Right
    Muzika: OP Beats – Teksti: Ekrem Gj.
  16. Thejna (feat. BadBuqe)
    Muzika: Ekrem Gj. – Teksti: BadBuqe, Ekrem Gj.
  17. Një Ditë Dielli (feat. Driton Ajeti)
    Muzika: K-Master, Driton Ajeti – Teksti: Ekrem Gj.
  18. Qu (feat. DAC)
    Muzika: K-Master – Teksti: Ekrem Gj.
  19. Faleminderit (Outro)
    Muzika: OTT

Cover

Konkludimi

N’krahasim me albumat tjerë t’vitit, “Prishtina Thërret” definitivisht ngritë standardet e shqip-hopit. Shihet qe ky album osht punu me dashni edhe u realizu për ni kohë shum t’shkurt. Temat qe jon trajtu n’këtë album jan t’ndryshme por ka edhe kang komerciale (kllab). N’përgjithsi osht album qe ta hek t’eqtit për real hip-hop – qashtu qysh din Ekremi prej Infinitave. Për ma shum informata, vizitoni faqën zyrtare të Ekrem Gj. – www.ekremgj.com ose faqën e albumit www.prishtina-therret.com.

This website uses IntenseDebate comments, but they are not currently loaded because either your browser doesn't support JavaScript, or they didn't load fast enough.

4 Responses to “Ekrem Gj. Lajmrohet Kur “Prishtina Thërret””

  1. Chackee says:

    Kush more palidhje, shum album i qart ka dal a Eki shum kangt e smuta i ki njery ja kum nis me i msu permensh :D

  2. badboy says:

    ata qe e njohin ekin pej ma heret nuk dhajn komente palidhje
    eki ne kohen e dissave u kan ma i forti po edhe tash osht

Leave a Reply

Ekskluzive

Intervista