Albumi i parë i reperit Besnik a.k.a 2po2 pasi që ja filloj karierës solo u publikua me 30 maj 2011. Albumi është titulluar “Authentic” dhe përmbanë 17 këngë me musafir të ndryshëm sikur UniKKatil, Lyrical Son, MC Kresha, Dj Blunt, Capital-T dhe Chika. Brenda 24 orëve pas publikimit, u pa qartë se albumi do të thej rekorde në hip-hopin Shqiptarë. Këngët u publikuan në YouTube ndërsa albumi doli në shitje në iTunes. Kjo nuk esht befasi per ne sepse video spotet e reperit Besnik si “Vibe ft. Tuna & Dafina Zeqiri” është një ndër video klipet më të shikuara Shqiptare në YouTube, me 4 milion klikime. Kënget tjera “Ku Po t’Dhem” dhe “Do Mu Ba Si Un” ishin shum të sukseshme poashtu.
Prej 17 këngëve që janë në album, 6 prej tyre janë publikuar më herët. Pra, albumi përmbanë 11 këngë të reja që nuk jan dëgjuar më parë.
Në estradën e sotme ku shumë albume publikohen me këngë mbushëse (filler) dhe ku 2-3 këngë janë të dëgjueshme, vlen të ceket se albumi “Authentic” përmbanë këngë me shumë kuptim. Si duket Besniku ka punuar njësojë në të gjitha këngët. Kënget e dalluara janë “Qka Din Ti për Jetën Tem” dhe “Fitore e Sinqert (feat. Unikkatil)”.
Albumi është në shitje në iTunes për ata që nuk mund të blejnë albumin në dyqanet në Kosovë dhe Shqipëri. Albumi në iTunes kushton $5.99 komplet.
Më poshtë kemi postuar një kënga “Qka Din Ti Për Jetën Tem”, e publikuar nga vet Besniku në faqen e tij.

ma i qarti
krejt kongt e mira ne album walla
$5.99!!! eshte i shtrejt!!!
you wish you could have a sweet comment like 228505537 this!
ky osht antari ulimatit hekne prej liste